Fatjoni akuzon Melisën: “Ke pasur marrëdhënie me dikë brenda Për’puthen!”

Mbrëmjen e sotme në Top Channel po transmetohet puntata e parë e “Për’puthen Prime”, por ndryshe nga puntata e përditshme këtë herë janë hedhur akuza më të drejtpërdrejta.

Çifti që u vu në fokus ishte Fatjoni dhe Melisa, të cilët prej ditësh kanë një marrëdhënie të krisur me njëri-tjetrin.

Gjatë përballjes, Fatjoni u shpreh: “Ndihem mirë që nuk jam përfshirë në situatën e Anës së parë, se ka ndodhur e njejta gjë me Melisën.”

Me fjalë të thjeshta, Fatjoni akuzoi Melisën se ka pasur marrëdhënie me konkurrentë të tjerë brenda në emision.

Kjo akuzë ka tronditur studion, por pavarësisht insistimit të Bora Zemanit, Fatjoni nuk ka përmendur emra.