Fatjon Murati, shënjestër i atentatit mafioz në ‘Don Bosko’! Bar-lokali që u qëllua me breshëri plumbash ishte nën sekuestro prej tetorit 2022

Fatjon Murati ishte shënjestër i atentatit mafioz në lokalin në pronësi të tij në zonën e Don Boskos. Burimet bëjnë me dije se disa ditë më parë rezulton se Murati është larguar nga Shqipëria, ka ikur tranzit nga Prishtina në drejtim të një vendi tjetër.

Në tetor të vitit të kaluar, pas arrestimit Muratit iu sekuestruan pasuritë. Mes tyre ishte edhe subjekti bar-kafe që u qëllua me breshëri plumbash mbrëmjen e kësaj të diele.

Pasuritë e sekuestruara

– Pasuria nr. 4/40/ND+1-2, ZK. 8330, sip ndërtimi 120 m2.
– Pasuria nr. 9/73-N7, ZK 8310, rrg “Lord Bajron, njësi shërbimi (dyqan) sip 40 m2.
– Pasuria nr.215/189+3-N14, ZK 3866, rrg “Shaban Matraku”, apartament sip 90.30 m2.
– Pasuria nr.4/40/ND+1-1, Zk 8330, një ndërtesë 7+1-katëshe me sipërfaqe ndërtimi 317m2.
– Aktiviteti tregtar i rregjistruar si person fizik me NIPT L71814001H, hapur me datë 14.06.2017, me fushë veprimtarie, tregti me pakicë të artikujve të imët ushqimor;
– Aktiviteti tregtar i rregjistruar si person fizik me NIPT L81619013E, me veprimtari Bar –Kafe; dhe
– Aktiviteti tregtar rregjistruar si person fizik me objekt veprimtarie, lavazh makinash, në emer të shtetasit Y. M