Fationi i Përputhen si një “baba“ shembullor, fotografohet me vajzën “misterioze“ dhe vogëlushin

Fation Kuqari, është i riu nga Fieri, i cili ka fituar goxha vëmendje kohët e fundit me pjesëmarrjen e tij në spektaklin Për’puthen.

Në çdo episod, ai është në qendër të vëmendjes dhe kjo për shkak të xhelozive që krijohen në studio, mes tij dhe dy vajzave, Melisës dhe Anës.

E teksa tashmë njihet nga të gjithë, më së shumti nga të rinjtë, Fationi është fotografuar sot në rrugët e qytetit të Fierit, i shoqëruar nga një vajzë.

Ai gjithashtu është duke shtyrë një karrocë fëmijësh, duke të krijuar imazhin e një “babai” shembullor.

Megjithatë, ende nuk dihet se kush është personi që e shoqëron Fationin apo vogëlushi në foto, por ai duket shumë i kujdesshëm me fëmijët.