Fation Kuqari s’pyet për rregulla, publikon videon me makinën luksoze duke ecur me shpejtësi 215 km/h

Shpejtësia e lartë është kthyer në burim aksidentesh tragjike në vendin tonë. Pavarësisht apeleve ndaj shoferëve për të ecur me shpejtësi, duket se fjalët kanë shkuar në “vesh të shurdhër”. Ish-konkurrenti i “Përputhen”, Fation Kuqari ka filmuar veten e tij duke ecur me makinën tip “Audi” me një shpejtësi prej 215 km/. Dhe këto pamje i ka ndarë pa problem me 414 mijë ndjekësit e tij në Instagram, duke treguar se “s’pyet për rregulla”.


Kujtojmë që shpejtësia e lartë i mori jetën pak javë më parë 4 anëtarëve të një familje që ishin kthyer nga Greqia në Shqipëri për të kaluar pushimet. Ndërsa disa ditë më parë dy kosovarë u kapën mat nga policia duke bërë gara me makina luksoze në by-passin e Vlorës. /Panoramaplus.al