Fatin e Emina Çunmulaj e ëndërron çdo vajzë, e martuar me bilionerin iranian të cilin e ka të gjithin për vete

Supermodelja Emina Çunmulaj po çudit e më shumë ndjekësit e saj në Instagram me linjat ekstremisht të holla, pasi ka sjellë në jetë fëmijën e saj të parë, një vajzë të bukur nga martesa me biznesmenin e njohur iranian, Sam Nazarian. Ajo ka deklaruar se burri bilioner kujdeset për të në çdo moment, aq sa shpesh bën fotografin e duruar kur ata pushojnë në resortet luksoze dhe duan të fiksojnë momentet e bukura si çift i lumtur që janë. Qysh nga momenti kur mësoi se ishte shtatzënë, modelja shqiptare nuk i kurseu fotografitë në rrjetet sociale duke treguar hap pas hapi si në një “reality show” ecurinë e muajve të shtazënisë deri në lindje. Ajo e pagëzoi vajzën me emrin Ella Faria Nazarian, ndërkohë që direkt pasi u bë nënë i hyri intensivisht palestrës duke arritur të ketë trupin më të hollë që mund t’ju ketë rastisur të shihni, në sajë edhe të regjimit ushqimor. Por që Emina është një vajzë me shumë fat sa i takon dashurisë, këtë ajo e thotë hapur në mbishkrimet që u bën fotove të saj në Instagram, ku i drejtohet bashkëshortit bilioner me fjalët: “E lumtur që shqiptoj se je burri im”. E pavarësisht angazhimeve të shumta, ajo si modele dhe si biznesmen, ata janë rasti i rrallë që kalojnë vërtet shumë kohë pranë njëri-tjetrit. Emina dhe Sam janë gjithmonë bashkë në udhëtimet e tyre të shpeshta nga New York-u në Los Angeles, duke shijuar martesën parrëllore tashmë me engjëllin e tyre të vogël. Pa diskutim që fatin e Çunmulaj e ëndërrojnë të gjitha vajzat, pasi ajo vetëm ka një burrë bilioner, por e ka atë në çdo moment pranë dhe të gjithin për vete.