“Fati, rastësia”; Timo Flloko rrëfen se si u bë aktor!

Aktori i mirënjohur dhe shumë i dashur për mbarë shqiptarët ka qenë i ftuar këtë të hënë në “Opinion”, dhe la bërë një rrëfim të rrallë për jetën e tij.

Teksa u pyet se si iu fut aktrimit, Flloko tha, “Fati! Rastësia!”. Flloko rrëfeu se dëshironte të bëhej aktor, por kurrë nuk e mendonte se mund të bëhej i tillë, prandaj sipas tij gjithçka ndodhi rastësisht.

“Ka qenë një student i vitit të tretë. Unë bashkë me vëllanë tim, Aleksandrin, i cili qe, ai nuk është më, ka qenë një nxënës i shkëlqyer, ai ishte i dashuruar pas teatrit, pas kinemasë, mësimet e para të dashurisë për artin i kam marrë prej tij. Shkuam për herë të parë, se ishte trendi të rinjtë atëherë shkonin në plazhin e ri, atje ishin moli që hidheshin, ndërsa plazhi i vjetër ishte për njerëz të kaluar në moshë.

Nuk di se ç’na ndodhi, do luanim futboll a diçka e tillë që nuk u bë as futbolli që shkuam në plazhin e vjetër. Aty takojmë një mik, një student të shkollës atëherë, Vasillaq Godo, një aktor të Teatrit të Vlorës. Ishte student. Çfarë bën ti më thotë mua. Urdhëro i thashë. Na takon aty, çfarë bën thotë, nuk je nisur? Ku të nisem i thashë. Në shkollë o të japësh konkursin sot është data 29 qershor, në datë 4 mbaron konkursi, nuk je nisur akoma”, tha ai.

Bordo