Fati në 2018-tën/ Zbuloni si do të jetë ky vit bazuar në shenjën tuaj të horoskopit

Viti 2018 ka nisur në emisionin “Rudina” me astrologen Meri Shehu, e cila bëri parashikimin e yjeve për këttë Vit të Ri, duke i renditur shenjat e horoskopit në bazë të fatit. Meri renditi shenjat më të favorizuara në çështjet e dashurisë, parave, karrierës për të vazhduar me shenjat më pak të favorizuara.“2018-ta do jetë një vit më optimist, do ketë tërmetet e veta por nuk do jemi në një fazë të paqëndrueshme. Ne mund të rregullojmë çështje të rëndësishme në jetën personale dhe profesionale. 2018-ta ende nuk është viti i krizës, por ai para një krize, por ne mund ta stabilizojmë duke marrë masat tona”, u shpreh Meri Shehu, duke bërë kështu parashikimin e përgjithshëm të vitit. Ndërkohë më poshtë do zbuloni fatin tuaj për Vitin 2018, duke u bazuar tek shenja juaj e horoskopit.

SHENJAT E HOROSKOPIT NË BAZË TË FATIT PËR VITIN 2018:

12- Demi
Demat janë shenjë që kërkojnë siguri, por në pranverë urani do të futet në shenjën e tyre, do të sjellë destabilitet. Demët do marrin një lëkundje dhe do kuptojnë çfarë duhet të ndryshojnë në jetën e tyre. Duhet të jenë vigjiletë për të parë çfarë i rrezikon.

11- Luani
Jupiteri në shenjën e Akrepit është në katërkëndësh me shenjën e luanëve dhe nuk është në të njëjtën cilësi, nuk është në shenjën e zjarrit dhe kjo e mbyt zjarrin e tyre. Duhet të tregojnë kujdes në marrëdhënie me familjen. Luanët duhet të jenë optimistë, por edhe praktikë për pasuritë e patundshme. 2018-ta do jetë viti i familjes, prakticitetit dhe vëmendjes.

10- Binjakët
Saturni i ka shpëtuar sepse Binjakëve u iku një kërkesë e madhe llogarie. Por 2018-ta do të jetë viti i punës, kjo do t’i fusë Binjakët në një rregull edhe pse janë të çrregullt në llojin e tyre. Duhet të merren pak me çështjet e shëndetit, të ushqyerit dhe aktivitetin fizik.

9- Peshorja
Peshoret do të merren shumë me çështjet ekonomike. Ata do duken më egocentrikë dhe sikur nuk i përkasin të tjerëve. Është viti i individualizmit për ta, ata mendojnë se të gjitha padrejtësitë i janë bërë atyre dhe detyrimisht do të merren me anën ekonomike. Urani do lëkundë pritshmërinë e tyre.

8- Gaforrja
Gaforret cilësohen si shenjë me fat në 2018-ën. Fati i ndihmon më shumë seç ata ndihmojnë veten. 2018-ta do jetë viti më erotik për ta. Ata duhet të vendosin për të patur një fëmijë. Megjithatë në fillim kemi çorientim në karrierë, pastaj do të rregullohen gjërat. Do jetë një vit pak zhgënjyes.

7- Dashi
Ata kanë vitin më analizues dhe nëse do të bëjnë zgjedhjet e duhura do të fitojnë. 2018-ta quhet viti i ekonomisë për ta. Një gjë e mirë do të dalë në aspektet e tyre ekonomike.

6- Peshqit
Është një shenjë që këtë pozicion do ta mbajë fort. Ata do të kenë udhëtime të largëta, ky do të jetë viti që do t’iu japë mundësi. Do t’u vijë një ndihmë e madhe për të realizuar planet e tyre.

5- Virgjëresha
Jupiteri e mbron shumë virgjëreshën, puna e tyre do të shkojë mirë. Ata që kanë punuar do të shpërblehen. Edhe në jetën erotike do të kenë stabilitet, do të kenë një lidhje afatgjatë.

4- Ujori
Jupiteri në Akrep është në shtëpinë e famës. Ky është viti i karrierës për ta. Ujorët do të martohen me njerëz me famë ose të rëndësishëm. Në pranverë ata mund të marrin vendime për udhëtime, apo për ndryshime të ambientit ku jetojnë.

3- Bricjapi
Ata do të futen në një moment të mirë, pasi janë pak pesimistë. Bricjapët do dinë mirë kohën kur do t’i bëjnë gjërat dhe do bashkëpunojnë me njerëzit e duhur. Do të udhëtojnë shumë dhe jeta e tyre erotike do të marrë një çlirim. Do të kemi bricjapë modernë.

2- Shigjetari
Ata duan që ta fillojnë bukur dhe ta përfundojnë bukur. Shigjetarët tashmë kanë marrë përvojë, do të ecin përpara dhe do shikojnë ndryshime në jetën e tyre. Jupiteri i bën pak të brendshëm, por kjo do jetë një paraprirje e vogël që fundi i 2018-ës t’u përkasë sërish atyre.

1- Akrepi
Vetëm pas 12 vitesh të tjera iu vjen fati akrepave dhe duhet ta shijojnë 2018-ën. Jupiteri, planeti i fatit do të jetë në shenjën e tyre dhe aty diçka do të bëjë. Do të ndryshoni jetën tuaj, do bëheni më të pasur, do bëheni më të hapur dhe më pozitivë. Nuk i shikoj partnerë shumë të qëndrueshëm, mund të jenë të pabesueshëm në marrëdhënie me të tjerët. Akrepat do jenë për vete dhe do kërkojnë liri në të njëjtën kohë.