“Fati më ka përkëdhelur shumë”- Një nuse si Jona Spahiu, ja urimi i veçantë që i bën vjehrrës për ditëlindje
Jona Spahiu është përkëdhelur shumë nga fati. Moderatorja duket se ka një martesë të lumtur dhe Zoti e ka bekuar me një djalë.
Por jo vetëm, ajo ka një marrëdhënie shumë të mirë edhe me vjehrrën e saj gjë që e ka treguar me anë të postimeve në rrjetet sociale.
Së fundmi, Jona i ka bërë një dedikim të veçantë për ditëlindje ku shprehet se është me fat që ka një vjehrrë si ajo duke e falenderuar që është pjesë e jetës së saj.
“Fati më ka përkëdhelur shumë, fillimisht me djalin tënd dhe pastaj me ty. Faleminderit që je në jetën time,”- shkroi Jona në urimin e vjehrrës për ditëlindje, që e shoqëroi me një foto të saj duke fryrë qirinjtë në tortë.
Moderatorja është martuar me Frenkli Ymerin dhe kanë një djalë së bashku, Raiden.
Ajo publikon shpesh foto familjare me bashkëshortin dhe djalin, duke ndarë me fansat copëza nga jeta e saj.
Panorama Plus