Fansi surprizon reperin e famshëm shqiptar, realizon si tatuazh portretin e tij

Ndodh që personazhet e njohur të kthehen në inspirim për tatuazhe. Ka patur jo pak nga ata të cilët kanë gdhendur në trup porttretin e të preferuarit të tyre.

Këtë herë, ka qenë radha e Gashit për tu surprizuar në këtë mënyrë. Një fans ka realizuar këngëtarin në formë tatuazhi, duke e surprizuar jo pak këtë të fundit. Gashi ka publikuar foton në Instagram, duke mos e lënë pa një koment. “Vetëm fansat e vërtetë”, ka shkruar këngëtari. Një gjest i tillë e ka gëzuar Gashin në maksimum, ndërsa kujtojmë se kur vjen puna tek fansat, ai kujdeset që gjithmonë t’i japë gjithë mbështetjen e dashurinë e tij. Reperi ka publikuar së fundmi albumin “1984”, teksa pak ditë më parë ka publikuar bashkëpunimin me Ty$ Sign.

Gashi ka sjellë një tjetër frymë në muzikë dhe stili i tij ka tërhequr vëmendje të menjëhershme. Tatuazhi i fansit e tregon edhe më mirë këtë! /News31