Fansat thyejnë rregullat anti-covid për Can Yamanin, aktori bën namin në Itali

Aktori me origjinë shqiptare i cili u bë shumë i famshëm me rolet e tij në serialet turk, Can Yaman ka bërë namin në Itali, ku pëlqehet shumë nga publiku atje pas transmetimit të serialit “Erkenci kus”.

Yaman e viziton shpesh Italinë dhe së fundmi ka shkuar sërish, mirëpo ka ndodhur një e papritur. Fansat nuk kanë pyetur aspak për rregullat dhe distancën sociale duke u grumbulluar para hotelit të aktorit. Yaman kishte vendosur maskë dhe ishte veshur me të bardha.

Aktori përshëndeti fansat të cilët thërrisnin emrin e tij dhe brohorisnin për të duke kërkuar të bënin foto. Kujtojmë që së fundmi Can Yaman përfundoi serialin “Bay Yanlis” i cili pati shumë sukses.