Fansat thonë se është i shëmtuar për të qenë krah Duas, reagon Anwar

Dua Lipa prej gati dy vitesh po shijon një romancë me Anwar Hadid, vëllai i Bella dhe Gigi Hadid. Ata janë kthyer në njërin prej çifteve më të dashura të botës rozë, që gjithmonë tërheqin vëmendje me daljet e tyre publike. Gjatë gjithë kësaj periudhe ata nuk janë përfolur asnjëherë për krisje dhe janë thuajse kudo bashkë. E megjithatë, lidhja e tyre nuk duket kaq e bukur në syrin e të gjithë fansave.

Thënë kjo, ka persona që mendojnë se Anwar nuk është i duhuri për Duan, duke e bazuar këtë në pamjen fizike. Një person ka bërë një status në Twitter duke nënkuptuar se Dua është shumë më e bukur se Anwar dhe e cilëson si njeri me zemër të mirë sepse është në lidhje me Anwar.

“I dashuri im thotë se Dua Lipa është një person i mirë, sepse është në lidhje me një të shëmtuar”, shkruhet në postimin në fjalë. Ky status nuk i ka shpëtuar Anwar i cili e ka rishpërndarë në Instastory. Ai e ka shoqëruar me një emoji që qan, duke ironizuar kështu këto komente.

/News31