
Fansat ‘të çmendur’ pas ‘Niveli Baba’ – ja pse ky rikthim s’duhej të mungonte!
Albumi më i ri i Ghetto Geasy, “5 Kurora”, ka marrë vëmendje të madhe që në orët e para të publikimit, duke u pritur mirë nga publiku dhe fansat e tij besnikë.
Albumi përmban bashkëpunime të ndryshme, megjithatë, vëmendjen e mori kënga “Niveli Baba”, e cila i bashkoi në një projekt të përbashkët Ledrin, Skivin, Onatin dhe Cozmanin – ish anëtarët e grupit legjendar Skillz, duke sjellë emocione të veçanta për publikun që i ka ndjekur prej fillimeve.
Rikthimi ikonik i legjendave të hip-hopit shqiptar është pritur me nostalgji dhe entuziazëm, veçanërisht nga ata që janë rritur me hitet e Skillz-ave.
Kënga “Niveli Baba” është komentuar si një rikthim dinjitoz në rrënjët e hip-hopit, me tekst të fuqishëm dhe beat të mprehtë, duke i kujtuar publikut fuqinë dhe kiminë që Ghetto Geasy dhe Skillz kanë pasur gjithmonë bashkë.
Në rrjetet sociale, ndjekësit janë shprehur të emocionuar dhe të lumtur për këtë ribashkim muzikor, duke komentuar se kjo është çfarë i mungonte skenës.
Ky duet nuk është vetëm një surprizë për fansat e vjetër, por edhe një dëshmi se legjendat e vërteta rikthehen gjithmonë me stil.
/Prive By Liberta Spahiu