Fansat po presim këngën e Norës dhe Erës, menaxheri jep lajmin e papritur

Ka disa ditë që fansat e dy këngëtareve të njohura Nora dhe Era Istrefi, po presin me padurim publikimin e bashkëpunimit të tyre të parë.

Nga postimet e dy motrave në profilet e tyre në rrjetet sociale, vihet re se xhirimet kanë nisur. Madje ato kanë zbuluar edhe se si do të jetë pamja e tyre në klip, ku Era shfaqet e veshur me të bardha, ndërsa Nora me të zeza.

Nora-Istrefi-2

E teksa të gjithë po presin që kënga të publikohet, menaxheri i Norës, Drilon Furra ka postuar disa foto të tyre duke njoftuar se bashkëpunimi do të vijë së shpejti.