Fansat po besojnë se kënga e re e Zayn Malik i dedikohet marrëdhënies së tij me Gigi Hadid

Romanca mes Gigi Hadid dhe Zayn Malik u përfol jo pak vitin e shkuar. Shkak u bë ndarja disa mujore në 2019-tën, pas katër vitesh lidhje.

Pak para ardhjes së 2020-tës, Gigi dhe Zayn u ribashkuan, ndërsa jo më larg se fundjavën që lamë pas, erdhi në jetë vajza e tyre. Ish-anëtari i “One Direction” ka publikuar në mesnatë këngën e re, “Better”. Sipas komentuesve në internet, teksti i dedikohet marrëdhënies së tij me Gigi-n. Në këngën e re, Zayn flet për një dashuri që edhe pse e ka lënë të shkojë, ai gjithsesi e do shumë. Kaq ka mjaftuar që fansat të krijojnë lidhjen mes vargjeve të këngës dhe lajmeve që qarkulluan disa muaj më parë, se këngëtari e dashuronte ende modelen, edhe pse të ndarë.

Tashmë, Gigi dhe Zayn kanë krijuar familjen e tyre dhe po jetojnë në qiellin e shtatë me ardhjen e vajzës në jetë.

News31