Fansat mezi e presin, çfarë po ndodh me bashkëpunimin mes Dhurata Dorës dhe Noizyt?

Prej kohësh, dy artistët e njohur Dhurata Dora dhe Noizy janë përfolur për një bashkëpunim mes tyre. Këto zëra i konfirmoi Noizy teksa ishte i ftuar në “NIN”, disa javë më parë.

Fansat me siguri kanë shumë dëshirë të dëgjojnë projektin e tyre, mirëpo duket se duhet të presin akoma. Burime për “Prive” kanê treguar se bashkëpunimi i tyre është shtyrë për shkak të pandemisë.

Dy këngëtarët nuk kanë mundur të takohen në studio për të punuar dhe nuk dihet se kur mund të ndodhë kjo, për shkak të rrezikut për një mbyllje të dytë.