Fansat mbajnë anën e Granitit: Presioni i Fifit është çmenduri, mos e lidhni me zor. Leje moj djalin ta shijojë…
Marrëdhënia mes Fifit dhe Granitit është ndër më të komentuarat e momentit në median rozë. Menjëherë pas hyrjes në shtëpinë e “Big Brother” mes tyre pati afrimitet dhe kjo nxiti dyshimet se mes tyre është duke lindur diçka më shumë se miqësi.
Por jo të gjithë kanë këtë mendim. Një pjesë mëndojnë se e gjitha është një lojë e krijuar prej të dyve dhe po e përdorin si strategji për të qëndruar me shumë kohë në program, ashtu siç ka edhe të tjerë që mendojnë se Graniti po vendoset në presion për shkak të Fifit dhe se deri diku ndihet i detyruar për ta pëlqyer Fifin… Këtë, ndjekësit e kanë shprehur përmes komenteve.
“Nuk më pëlqejnë fare që i bëjnë presion Granitit. Ai nuk ka fare lidhje me Fifin”, shprehet njëri prej komentuesve.
“Graniti, nësë mendon se penalizohet që nuk shkëputet dot nga Fifi e ka gabim! Presioni i Fifit është çmenduri fare, nuk kuptoj si ka mundësi, të lidhet me zor, leje moj djalin ta shijoj kete eksperiencë se vetëm një herë të vjen”, vazhdon një tjetër.