Fansat kryqëzojnë Majkun, reperi pasanik nuk jep kokërr leku për rritjen e të birit

Nga lidhja me Majlinda Zekën, reperi i njohur Majk që në këngët e tij flet për jetë luksoze nuk kujdeset për të birin financiarisht. Teksa ish e dashura e Majk, e cila ka përgjegjësinë e plotë për rritjen e djalit të tyre Roan, u është përgjigjur pyetjeve të fansave në Instagram, ku teksa e pyesin nëse Majk kujdeset për rritjen e të birit financiarisht, ajo përgjigjet me “jo”. Kjo nuk është hera që Majk akuzohet për mos kujdesjeje ndaj të birit. Hera e fundit ishte ditëlindja e Roanit, ku Majk jo vetëm që mungoi në ditëlindjen e tij por nuk mori mundimin as ta uronte publikisht, sipas Robiz.al.Pasi lajmi është shpërndarë me shpejtësi në rrjet për Majkun që nuk kujdeset për të birin financiarisht, publiku e ka kritikuar ashpër këngëtarin.