Fansat kapin mat Flori Mumajesin, ja pse “Plas” i dedikohet Elvana Gjatës
Flori Mumajesi është rikthyer këtë vit në “Kënga Magjike” në edicionin e 20-të, me këngën “Plas”. Projekti mban tërësisht vulën e Florit që nga muzika deri tek teksti i ndjerë. ”Plas” flet për një dashuri të madhe, por të shkuar. Një ndërthurje e bukur midis mallit, nostalgjisë për kohët e bukura, mesazhit se dashuria e fortë ndjehet në shpirt dhe premtimit të dhimbshëm. Kënga “Plas” e Flori Mumajesit bëri bujë të madhe në mediat rozë pasi që në në rreshtat e parë, la të kuptohej se flitej për një dashuri që e pati të pamundur të triumfojë. Ndërkohë që të gjithë ishin të sigurt se kënga ishte për Elvana Gjatën, ai i mohoi këto deklarata, shkruan Opinion.al.
Sipas fansave një pjesë e këngës padyshim që i kushtohet këngëtares së njohur, kjo duke iu referuar edhe disa deklaratave të saj të mëparshme në ekran. “Gjithçka që ndjej është mirënjohje dhe do të jetë mirënjohje që nuk do të ndryshojë asnjëherë. Unë jam rritur dhe formuar artistikisht prej tij dhe nuk do ta ekzagjeroja aspak nëse do të thoja se ne të dy për kaq vite sa kemi punuar kemi bërë revolucion në muzikën shqiptare, në performacë dhe këngë. Unë nuk flas asnjëherë dhe njerëzit shqetësohen shumë për këtë gjë, unë nuk i harroj rrënjët por më duhet të ndjek dritën tani”, u shpreh ajo në një intervistë pak kohë më parë. Ndërsa fansat kanë tentuar ta kapin mat Florin, duke u bazuar tek një pjesë e tekstit të këngës së ku thuhet:
“E ke mirënjohjen time përjetësisht
Mësova unë të ndjej, njësoj si ti
Kam jetuar, kok e kemb dashuruar
Akull shpirti im sot.
Fansat janë të sigurtë që kënga e Florit ështe dedikim për Elvanën, pavarësisht se Flori e mohoi publikisht.