Fansat kanë një thirrje për Ardit Gjebrean: Na e ke borxh
Kënga Magjike, spektakli më entuziast dhe më i ndjekur brenda dhe jashtë vendit starton së shpejt.
Në prezantimin e saj si përherë do jetë moderatori Ardit Gjebrea. Mirëpo fansat këtë vit kanë një kërkesë për të, të rikthejë në skenë edhe njëherë këngën “Dimëroj”të albumit “Projekti Jon” e cila është publikuar në vitin 1997 dhe dëgjohet sot e kësaj dite.
“Dimëroj” do të mbetet një këngë e bukur ndër vite dhe sjell nostalgjinë e saj për breza me rradhë./Gazeta Liberale