Fansat janë të bindur se Britney Spears është në rrezik dhe ky mund të jetë konfirmimi i saj

Prej disa kohësh, rrjeti ka dalë në krahë të këngëtares Brintey Spears me lëvizjen #FreeBrintey. Nëse nuk e dini për çfarë bëhet fjalë, Britney prej 12 vitesh nuk ka të drejta të plota mbi jetën e saj, pasi është nën kujdestarinë ligjore të personave të tjerë sepse supozohet se është e paaftë emocionalisht për të marrë vendimet e duhura. Për këtë, fansat janë shqetësuar pasi mendojnë se këngëtarja po mbahet peng dhe po shfrytëzohet duke i hequr lirinë e të zgjedhurit për veten e saj.

E vetmja mënyrë komunikimi me të janë rrjetet sociale dhe aty ndjekësit e pyesin vazhdimisht që t’i japë shenja të caktuara nëse ka nevojë për ndihmë. Pak kohë më parë, ata i komentonin të vishte të verdhë e të kuqe në videot e TikTok, nëse ndihej e rrezikuar dhe gjejeni çfarë? Britney vishej me këto ngjyra menjëherë sapo vinin komentet. 2 ditë më parë ajo publikoi dhe këtë foto:

View this post on Instagram

Why yellow is my favorite color !!!

A post shared by Britney Spears (@britneyspears) on

Tashmë çdo veprim dhe fjalë e saj shihet nga ndjekësit si një mesazh. Rasti i fundit ka qenë kjo foto e ditës së djeshme, ku ajo përshkruan një film që ka parë. Në fund të postimit, ka shkruar se duhet të qëndrojmë larg njerëzve të këqinj, sepse ajo çfarë shohim dhe dëgjojmë na influencon. Kaq ka mjaftuar që komentet të vëshojnë:

“Ata duhet ta lënë Britneyn të lirë.”

“Ata po fshijnë komentet, ka diçka që nuk shkon.”

“Ajo po dërgon mesazhe të fshehura.”

Pra ndjekësit mendojnë se ky është konfirmimi I saj që gjërat nuk janë mirë dhe duhet të ndërmerren veprime për ta shpëtuar.

View this post on Instagram

⭐️⭐️⭐️

A post shared by Britney Spears (@britneyspears) on

News31.al