Fansat i kundërvihen Ellen pasi tha se “karantina është si burg dhe të gjithë janë ga
Një fjali që u nis si shaka nga ana e Ellen DeGeneres, në të cilën thoshte se vetë-karantina në kohën e koronavirusit është si të jesh në burg, nuk është pritur dhe aq mirë nga fansat. Moderatorja e njohur, e cila njësoj si kolegët e saj e ka zhvilluar emisionin nga shtëpia si pasojë e masave të marra prej pandemisë, e tha shakanë gjatë trasnemtimit ditën e hënë.
”Një gjë që kam mësuar nga karantina është se është njësoj si të jesh në burg. Po fiks ashtu, më shumë nga që kam veshur të njejtat rroba prej 10 ditësh dhe të gjithë në shtëpinë time janë gay.”- tha Ellen. Video-ja e emisionit ku e thotë batutën është hequr nga Youtube që nga dje, por komentet që janë bërë aty i kishin dalë kundër komedianes. Shakaja sipas tyre ishte jo e përshtatshme, sidomos në këtë kohë kur ka një rritje të konsiderueshme të numri të të prekurve me koronavirus në burgje të ndryshme të SHBA-ve.
“Ndihem sikur jam në burg- thotë Ellen që jeton në këtë shtëpi”- shkruan një komentuese.
“Përvec faktit që të burgosurit nuk mund ta praktikojnë distancimin social, nuk kanë mjaftueshëm ujë dhe letër higjenike dhe mund të jenë viktima të Covid-19. Përvec këtyre Ellen, ekeperienca jote në karantinë është njësoj si në burg”- shkruan një tjetër.
“Duke qëndruar në rezidencën e saj 15 milionë dollarëshe, ankohet dhe e krahason ekperiencën e saj me burgun. Jo mirë Ellen.”- ishte mendimi i një komentuesi.
Ndërkohë, kjo shaka e Ellen nuk është e vetmja gjë që ka mërzitur njerëzit në periudhën e koronavirusit. Muajin e kaluar aktorja Gal Gadot mori shumë kritika pasi postoi një video të saj dhe të kolegëve duke kënduar ”Imagine” të John Lennon. Videoja u realizua me qëllim të mirë sigurisht, por mendimi i përgjithshëm i publikut ishte se të famshmit që këndonin janë shumë të pasur dhe mendojnë se duke thënë një rresht të një kënge mund të ndihmojnë njerëzit në këtë kohë të vështirë.
/News31.al