“Familjarët ende nuk më flasin pas lidhjes me Big D!” Lindita Halimi bën rrëfimin e rrallë

Mbrëmjen e djeshme Lindita Halimi ishte e ftuar në “Soiree” ku ka folur rreth shumë detajeve interesante nga jeta personale dhe profesionale. Teksa ka folur për fshatin ku ka lindur, në një fshat të vogël në Gjilan të Kosovës, këngëtarja rrëfeu se ka hasur shumë vështirësi dhe paragjykime gjatë rrugëtimit të saj muzikor. Madje, tregoi se të afërmit i kërkonin të hiqte dorë nga muzika.

“E kam patur shumë të vështirë në fillim, plus që vija nga një fshat shumë i vogël dhe atje akoma vajzat martohen me mblesëri. Unë të këndoja ishte diçka shumë absurde. Që nga gjyshi edhe të gjithë më thoshnin ‘nuk është gjë e mirë, është emër i keq për familjen tonë, do na ngelesh pa martuar, nuk të merr askush’. Dalja ime në skenë ka qenë një shenjë guximi dhe lloj rebelimi se e kam dashur gjithmonë muzikën”, tregoi Linda.

Më pas ajo tha se me të tilla paragjykime u përball edhe pas lidhjes me reperin amerikan, Big D dhe për këtë arsye ende edhe sot ka disa të afërm të saj që nuk i flasin.

“Kisha shumë frikë t’ju tregoja prindërve fillimisht. Kisha shumë frikë se ishim vend i vogël, vend konservativ, siç thashë gocat jepeshin me mblesëri, nuk e njihnin as burrin. Babi më tha që e kam ditur këtë histori se dikush që e ke vetëm mik, nuk vjen të merr në lokal në orën 10 të natës deri në 3 të mëngjesit. I kam kaluar më tha mua këto kohë, por nuk po dija si ta thoja, po prisja derisa të hapeshe ti vetë. E them pa turp që kam edhe familjarë të largët që akoma nuk më flasin. Nuk e perceptojnë dot. Ideja e tyre ka qenë që ti kur martohesh ia prezanton familjes dhe ti na keqprezantuar. Mirëpo secili ka jetën e vet, të gjithë janë të martuar dhe shpresoj të jenë të lumtur. Kaq ka rëndësi”, tha Lindita Halimi.

/News31