Familjarët e “shpallën” të vdekur, “ringjallet” reperi i njohur, por përfundon në burg

Reperi i njohur Sin Boy dy muaj më parë u “shpall” i vdekur. Ky lajm u tha në llogarinë e tij në Instagram, ku supozohej që të afërmit e reperit krah një foto të tij shkruanin se Sin Boy ka ndëruar jetë, por do të jetë gjithmonë i pranishëm përmes muzikës së tij.

“Fatkeqësisht thashethemet janë të vërteta por mediat po sabotojnë Sin Boy edhe në këto momente. Ai nuk është larguar sepse do të jetojë përgjithmonë përmes muzikës së tij. 1994- Përgjithmonë”, thuhej në postimin e ndarë në faqen e tij.

Mirëpo duket se të gjitha ishin gënjeshtra, dhe një mënyrë marketingu që mesa duket ka funksionuar.

E pasi reperi është “rinagjallur” ka postuar projektin e tij më të ri cili titullohet “France” dhe është xhiruar në Prishtinë në ish-qendrën e paraburgimit ku gjatë regjimit serb, mijëra shqiptarë kanë përjetuar tortura çnjerëzore.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Sin Boy (@isyourboysinboy)