Familja shqiptare u shua në aksident, nëna në gjendje të rëndë pas vdekjes së 3 fëmijëve dhe nipit
Mediat shkruajnë se situata në vendin e ngjarjes ka qenë shumë e trishtë. Disa prej zjarrfikësve që u është dashur të nxjerrin nga mjeti trupat e pajetë nuk kanë mbajtur dot lotët përballë asaj që kanë parë. Ka qenë shumë e vështirë për ta, pasi makina tip “Fiat” kishte pësuar dëme të mëdha.
Operacioni për lëvizjen e mjetit ka zgjatur disa orë. Ndërkohë pasojat e tragjedisë dukeshin kudo. Në tokë ishin vendosur 4 çarçafë të bardhë. Një prej tyre shumë i vogël.
E gjithë qetësia u thye nga dy zëra. Dy të afërm, që mbërritën në vendin e ngjarjes, u paralajmëruan nga forcat e kërkim-shpëtimit. Fillimisht një burrë… Sapo pa çarçafët u ul në gjunjë dhe nisi të bërtiste: Çfarë ka bërë ai?
Pak pas tij shkoi një grua, e cila do të dëshmonte tragjedinë më të madhe të jetës. Nga ai aksident i ishin shuar 3 fëmijët dhe nipi. Dhimbja e saj ishe e papërmbajtshme. Është dashur ndërhyrja e mjekëve të urgjencës të cilët e kanë dërguar në spital pasi ajo ka qenë në gjendje të rëndë dhe nuk qëndronte dot në këmbë.
Tragjedia ndodhi mbrëmjen e së dielës në afërsi të Parmës. Sipas informacioneve të deritanishme, mjeti ku udhëtonin 5 personat u përplas me një shtëpi të pabanuar. Deri më tani mbeten të paqarta shkaqet e aksidentit të rëndë./tvklan.al