
Familja Ramosaj-Hadërgjonaj lë pas keqkuptimet, marrëdhënia e tyre kthehet si më parë
Kohët e fundit, familjet Ramosaj-Hadërgjonaj kanë qenë në qendër të vëmendjes për shkak të mosmarrëveshjeve që mendohet të kenë ndodhur midis tyre. Edhe pse asnjë nga pjesëtarët e familjes nuk dha asnjë deklaratë publike, ‘Instagram-i’ i nxorri zbuluar, pasi u pa se shumica prej tyre nuk e ndiqnin më njëri-tjetrin. Mesa duket, gjërat kanë ndryshuar, pasi Beatrix dhe Agnesa momentalisht gjenden në Turqi, bashkë me vajzën e kësaj të fundit, Elektrën.
https://www.instagram.com/p/BvgpSBRhZPL/
Duke parë fotot dhe komentet e fundit në profilin e Beatrix, kuptojmë se keqkuptimet midis tyre mund të kenë marrë fund. Gjithashtu, duket se pothuajse të gjithë kanë filluar ta ndjekin sërish njëri-tjetrin në ‘Instagram’, një tjetër veprim ky që vërteton paqen midis tyre. Megjithatë, në të gjitha këto detaje mungon emri i Anxhelina Hadërgjonaj. Ndoshta marrëdhënia e saj me Beatrix ende nuk është kthyer si në fillim, por kjo gjë mbetet për t’u parë në vazhdim./revistawho.com