Familja Ora tregon vilën në Kosovë (Foto)

Edhe pse prej shumë vitesh jetojnë në Londër, kanë shprehur dëshirën të kenë një shtëpi në vendlindjen e tyre, të cilën sapo e kanë bërë realitet.

Rita-Ora-2
Ata kanë blerë një vilë në Prishtinë dhe këtë lajm e ka dhënë mamaja e Ritës, Vera nëpërmjet një postimi në Instagram. Ajo ka postuar foton e shtëpisë dhe përbri saj shkruan:
“Shtëpia është aty ku është zemra. Megjithëse jetojmë në Londër, është e rëndësishme për ne që fëmijët dhe brezat e të ardhmes të kenë mundësi të vizitojnë vendlindjen tonë Kosovën”.