Familja moderne/ Sportistja e famshme në karantinë me të dashurin, ish-bashkëshortin dhe të dashurin e ish-burrit

E pazakontë por kjo është historia e një familje të lumtur. Sportistja Rebecca Adlington është izoluar në shtëpi së bashku të dashurin e saj, ish-bashkëshortin dhe vajzën e tyre, si edhe të dashurin e ish-burrit.

Notarja, fituese e medaljes së artë olimpike, gjatë ndau një foto ku shfaqet e buzëqeshur krah ish-burrit, Harry Needs, partnerit të tij Michael Gunning, 26 vjeç dhe të dashurit të saj Andrew Parsons, 30 vjeç.

Ata po jetojnë së bashku prej gjashtë muajsh, pasi Harry Needs pranoi se ishte biseksual.

31-vjeçarja zbuloi gjithashtu se është shtatzënë dhe se vajza e saj 5-vjeçare do të bëhej me një vëlla të vogël.

Në një intervistë për The Sun, Rebecca tha se është në pritje të një djali me partnerin e saj të ri Andrew Parsons.

“Kur bëhet fjalë për Summer, jemi të bashkuar. Harry është aq i mirë me të. Më pëlqeu të izoloheshim dhe të kalonim kohë së bashku,”– tha ajo.

Rebecca dhe Harry u ndanë në vitin 2016 pas 18 muajsh martesë.

Ata u bënë prindër të një vajze, Summer dhe dashuria për 5-vjeçaren i bënë që të ndajnë të njëjtën shtëpi gjatë izolimit.

Harry dhe i dashuri i tij u zhvendosën në shtëpinë e 31-vjeçares gjatë izolimit në mënyrë që ai të kalonte më shumë kohë me vajzën.

Rebecca qëndroi pranë ish-bashkëshortit të saj kur ai doli hapur si biseksual këtë vit.

Harry zbuloi se nuk kishte folur kurrë hapur me 31-vjeçaren për biseksualitetin e tij gjatë martesës apo lidhjes së tyre 5-vjeçare.

“Unë fola me atë për seksualitetin tim si mik, pasi u ndamë miqësisht,”– tha ai. “Asnjëherë nuk ndjeva se e mashtrova sepse e doja.”

/Panoramaplus.al