Familja Kardashian anulon kartolinën e Krishtlindjeve
Sezoni i Krishtlindjeve nuk ka asnjë kuptim pa kartolinën e familjes më të famshme në botë, atë të Kardashians. Por duket se ky do të jetë një kujtim i largët, sepse pas sherrit të bujshëm që ndodhi mes Kim dhe Kourtney vitin e shkuar, kartolina e Krishtlindjes është gjëja e fundit që mendojnë të bëjnë së bashku. Ndaj këtë fundvit, duket se nuk do të kemi një foto në grup, por secili do të gëzojë në shtëpinë e vet. “Mendoj se pas dramës që ndodhi vitin e shkuar, ndoshta nuk do të kemi një kartolinë Krishtlindjes këtë vit” – shkruan një nga ndjekësit besnik të familjes Kardashian. Dhe Kim, i jep plotësisht të drejtë! “Wow, më lexove mendjen”, sqaron Kim, mbi postimin e fansit, shkruan IconStyle. Vitin e shkuar, Kim dhe Kourtney shpërthyen në një sherr gjigand për shkak të orarit të setit fotografik, madje Kim ofendoi të motrën me fjalët se ajo është më pak e rëndësishmja për t’u parë.