Familja hap dyert e mortit dhe publikon foton e Jonadës që u godit nga skafi në Himarë

Është publikuar foto e Jonada Avdisë, vogëlushes që humbijetën në mënyrën më të pabesueshme nga goditja e gomones në Himarë.

Siç shihet nga foto, Jonada ka qenë një vajzë shumë e bukur, me sy blu një ‘ëngjëll i Zotit’. Por fati nuk deshte që ajo të gëzonte këtë botë.

Zoti e mori në prehërin e Tij në qiell për ta pasur përjetësisht atje. Ndërkohë familja Avdia ka hapur dyert e mortit. Ja postimi i Ismet Avdisë:

Shoke dhe miq, ju njoftojme me hidhërim te thellë vdekjen e mbeses tone Jonada Bledar Avdia, ne moshen 7 vjecare, nga nje aksident tragjìk në plazhin e Himares.

Varrimi bahet dt. 03.08.2022, ora 15:00, ne adresen: Familja Avdia, Rruga “Stanislav Zuber”, afer Intesa San Paolo Bank Laprake.

Gjithashtu në datën 4 Gusht, lidhur me këtë ngjarje, është lajmëruar për një protestë ora 19:00 para Ministrisë së Brendshme.