Familja Fejzullahu merr pasaportën shqiptare
Familja e këngëtarit të njohur, Sabri Fejzullahu, javën e kaluar kanë udhëtuar drejt Shqipërisë. Arsyeja ka qenë takimi me krerët e lartë të shtetit, për t’u pajisur me pasaportë shqiptare.
Pasaportat e tyre janë nënshkruar nga presidenti Ilir Meta, dhe tashmë të gjithë anëtarët e kësaj familje posedojnë pasaportë shqiptare, sipas emisionit Prive.
Udhëtimi i tyre në zonë Schengen tashmë nuk do të përbëjë një problem, duke marrë parasysh lirinë e lëvizjes që posedon shteti shqiptar në këtë zonë.
Megjithëse në këtë periudhë pandemie, udhëtime për në çdo shtet të botës shoqërohen me mjaft vështirësi.