“Familja është gjithçka”, Robert Berisha surprizon Norën dhe vajzën Renee

Robert Berisha ka bërë një dedikim plot dashuri për bashkëshorten Nora Istrefi, dhe vajzën Renee. Dedikimi i fundit ka qenë vërter special. Ai ka veshur një bluzë ku është stampuar një foto e tyre të shkrepur në festën ditëlindjes së Renee ku përbri saj shkruan: “Familja nuk është një gjë e rëndësishme, është gjithçka”, shkruan ai. Vajza e tyre Renne e ka ditëlindjen në 15 maj, ndaj presim si do ia festojë çifti i famshëm këtë vajzës së tyre të bukur.