Familja Aubameyang në trajtim psikologjik
Ylli i Barcelonës Pier-Emerik Aubamejang dhe familja e tij janë transferuar në një hotel me pesë yje pas grabitjes së dhunshme që përjetuan në banesën e tyre.
Klubi blaugrana e kishte këshilluar sulmuesin që të pajtonte punonjës të sigurisë 24 orë në ditë, por ai kishte refuzuar.
Lojtari nga Gaboni u sulmua nga katër persona të maskuar, ndërsa ishte bashkë me bashkëshorten Alisha Behage dhe dy fëmijët e tyre të vegjel, të cilët u tmerruan nga ngjarja.
Grabitësit mbanin armë dhe shufra hekuri.
Banesa e lojtarit ishte në Castel-defels, një qytet bregdetar në jug të Barcelonës.
33-vjeçari u qëllua në mjekër me shufër hekuri, ndërsa e shoqja u godit në kokë. Por të dy vendosën që të mos trajtoheshin në spital, për të mos frikësuar edhe më shumë fëmijët e tyre të shokuar.
Familja po merr trajtim psikologjik për të kaluar momentet traumatike.
Fëmijët, Kurtis 11 vjeç dhe Piere, 6, panë prindërit e tyre të shtrirë në tokë për një orë, ndërsa hajdutët bastisën shtëpinë.
Sipas hetuesve, hajdutët e kishin monitoruar shtëpinë prej kohësh dhe u futën brenda, kur ishte familja dhe alarmi i çaktivizuar.
Klan News