“Falenderoj Zotin për ndryshimin tim!”, Lori Hoxha flet publikisht pasi arriti të mposhtë ankthin

Lori Hoxha është padyshim një nga vajzat më të ndjekura në rrjetin e ‘Instagram’ dhe kjo për shkak të jetesës luksoze që bën. Duke udhëtuar shpesh herë në destinacione të ndryshme, me një jetesë midis dy kryeqyteteve, Londrës dhe Tiranës, Hoxha është kthyer në një nga ‘blogger-et’ më të pëlqyera në rrjetet sociale dhe kjo për shkak të stilit të saj tepër të veçantë.

Së fundmi Lori ka ndarë me ndjekësit e saj një postim ndryshe nga të tjerët, duke zbuluar një nga problemet shëndetësore që ajo ka hasur një vit më parë në këtë periudhë. “Këtë periudhë, vitin e kaluar kam postuar shumë pak pasi kam kaluar periudhën më të vështirë nga ankthi dhe paniku. Falenderoj Zotin për ndryshimin dhe zhvillimin tim!”,- ka shkruar Hoxha në llogarinë e saj, ku shihen disa foto rresht në vende të ndryshme ku ajo ka qenë.

Lori-Hoxha-2

Ndonëse Lori nuk ka treguar asnjëherë më parë për problemet e saj shëndetësore, ka marrë mbështetjen e të gjithë ndjekësve të saj nëpërmjet komenteve pozitive dhe dashamirëse në postim. Kujtojmë se vetëm pak ditë më parë Lori dhe Sara kanë prezantuar të dyja projektin më të fundit në llogaritë e tyre individuale në ‘Instagram’, i cili pritet të shfaqet në ekranin e ‘Digitalb’ në kanalin e ‘T HD’ dhe me siguri të gjithë janë duke e pritur me padurim momentin kur ai do të startojë, shkruan Who.