Falë Aurela Gaçes një vajzë mori propozimin për martesë!
Aurela Gaçen e kemi parë të bëjë gjëra nga më të ndryshmet në skenë duke na surprizuar gjithmonë… mirëpo, këtë herë ka qenë artistja është surprizuar nga një çift në Instagram.
Gaçe ka postuar në Instagram një tortë të personalizuar, ku shkruhet në të: “Lento, lento e ke marrë” ndërkohë që torta ka qenë mënyra që një djalë i ka propozuar partneres së tij për martesë.
Ashtu siç shihet edhe në video, në shtresat e tortës shkruhet “Të Dua” dhe gjendet dhe unaza e martesës.
“Ai, djali pra, e ka bërë si burrat”, – shkruan Aurela ndër të tjera në Instagram. Le t’i urojmë çiftit të kalojnë jetë të lumtur e të thinjen bashkë. E shikoni që këngët edhe ndihmojnë në marjen e vendimeve. Pse, kot llomotisim ne?”.
Propozime të tilla janë ndoshta një nga ngjarjet më “cool” që mund të ndahen me të tjerët në rrjetet sociale, sidomos kur vijnë kaq origjinale.
“Lento, lento” duket që nuk paska shërbyer vetëm si argëtim për ne gjatë verës apo festave tona, por edhe si mjet për të realizuar një surprizë të bukur. Epo urime çiftit dhe shpresojmë që mesazhi i rradhës që Aurela do marrë nga ata të ketë në sfond “Shpirt i shpirtit tim”.