“Falco” u bë shkak që Elvana Gjata të na zbulonte një detaj mbi raportin me Bes Kallakun që nuk e kishim ditur më parë
Pak ditë na ndajnë nga premiera e ‘Falco’, e mbrëmjen e djeshme Bes Kallaku zbuloi diçka më shumë rreth subjektit në një intervistë për RTV Ora. Të shumtë kanë qenë miq e kolegë që e kanë mbështetur në këtë rrugëtim, e më e fundit që i ka uruar publikisht ‘suksese’ është Elvana Gjata.
Në postimin e këngëtares zbuluam se mes saj dhe Besit ka një shoqëri më të hershme nga se e mendojmë. “Suksese o shoku i kursit në filmin tënd të parë. Bekime”, ka shkruar Elvana, duke na treguar kështu se studimet në Akademinë e Arteve ajo dhe Besi i kanë përfunduar bashkë. Kujtojmë se Gjata është diplomuar për Regji Teatri vite më parë, nga ku buron dhe talenti për aktrim, që e ka shpërfaqur edhe më mirë në rolin e saj në “Dy gisht mjaltë”.
Ky projekt i Besit duket se e ka afruar edhe më shumë këtë të fundit me profesionin e tij, edhe pse në ‘Falco’ do ta shohim kryesisht duke bërë atë që na e ka prezantuar që në fillimet e karrierës: humor e batuta që pritet ta bëjnë filmin të mbahet mend gjatë. /News31.al