Fakti që Tayna agjëron “shokon” njerëzit rreth saj

Po, po Tayna agjëron! Dhe nëse ti u habite nuk je i/e vetmja! Reperja ka treguar përmes një postimi në Instastory se njerëzit rreth saj shokohen kur mësojnë këtë fakt. Me nota humori, Tayna ka publikuar një foto në rrjetin social ku ka shkruar: “Njerëzit po shokohen kur i them se e agjëroj. Më pëlqen ta shoh këtë.”

Kujtojmë se më 13 prill filloi muaji i Ramazanit për të gjithë botën myslimane. Gjatë këtij muaji (30 ditë), besimtarët myslimanë mbajnë agjërim, një nga 5 kushtet e islamit. Agjërimi nënkupton vetëpërmbajtjen e besimtarëve myslimanë nga një sërë kënaqësish siç janë ushqimet, pijet dhe marrëdhëniet seksuale nga koha përpara agimit të ditës deri në perëndimin e diellit.

Sa i përket Taynës ajo ka sjellë para pak ditësh projektin e fundit “WTF”, një bashkëpunim me reperen britanike Ivoriana Doll.Por, edhe pse është duke agjëruar ajo nuk ka ndër mend të ndalet pasi ka nisur punën për surprizën e radhës. Në një postim në Instastory, Tayna është shfaqur në studio, duke shijuar këngën e re, për të cilat paralajmëroi fansat.

/News31