“Fakti që s’e nxjerr tim shoq, s’do të thotë që nuk ekziston”/ Pyetje-përgjigje me Xhemi Shehun
Një rubrikë me pyetje-përgjigje në Instagram-in e Arbana Osmanit zbuloi jo aq shumë rreth kësaj të fundit, sesa për miken e saj, Xhemi Shehun.
Arbana u propozoi ndjekësve të drejtonin pyetje dhe vetë Xhemi do t’u përgjigjej drejtpërdrejt. Kështu, dikush kërkoi të dinte nëse Shehu është ende e martuar.
“Normal se të shohin ty edhe kanë dilema. Fakti që nuk e nxjerr tim shoq nuk do të thotë që nuk ekziston. Prej 10 vjetësh jam e martuar”, u shpreh ajo.
Më tej, një tjetër kërkoi të mësonte arsyen/et se përse Xhemi e do Arbanën.
“Më mban me lekë, paguan shumë mirë (qesh)”, ishte përgjigjja e saj.
Si e duron Arbanën si shoqe- ishte një tjetër pyetje.
“Kam pasur edhe më keq në shoqëri, është lule”.
Si është të jesh një njeri me zero hatersa?
“Nuk them dot emra se fillojnë bëjnë artikuj pastaj”- replikoi Xhemi.
Në mesin e shumë pyetjeve nuk mund të mungonte as ajo sa i takon një rikthimi të mundshëm ose jo në Top Channel. Ditë më parë, në një intervistë për “Revista Who”, Shehu tha se e ka mbyllur përfundimisht me televizionin.
Por këtë herë në Instagram tha se rikthimi te Arbana është “çështje kohe”, çfarë të bën të mendosh se Xhemi mund të jetë e ftuar në “Dua të të bëj të lumtur”.
/News31