Faktet flasin vetë, Dua Lipa kthehet tek dashuria e vjetër

Egzaktësisht një vit më parë, portali Prive.al zbuloi ekskluzivisht se Dua Lipa dhe Isaac Carew i kishin dhënë fund lidhjes së tyre rreth dy vjeçare. Më pas, Duan e pamë në një tjetër lidhje që përfundoi shpejt, ndërkohë që po flitet pwr ribashkimin e saj me modelin britanik. Dua dhe Isac kanë filluar të ndjekin njëri-tjetrin sërish në Instagram, ndërsa 30-vjeçari i ka shkruar Duas një koment në foton e fundit me ikonën e një zjarri. Kështu sipas “Prive” “rregullat e reja” që Dua i proklamon në hitin që numëron tashmë mbi një miliardë shikime janë zyrtarisht të thyera. Këngëtarja, ndryshe nga ç’thotë në këngë edhe e hapi telefonin, edhe e riktheu në shtëpi të dashurin e vjetër.