Fake News/ Mediat përhapin lajmin e vdekjes së Vannesa Bryant
Pak ditë pasi bashkëshorti dhe vajza e saj ndërruan jetë, në internet po qarkullon një lajm ku thuhet se Vanessa Bryant ka vrarë veten.
Në lajm thuhej se ajo nuk po duronte dot dhimbjen e madhe dhe prandaj vendosi të marrë këtë vendim.
Fotoja që u shpërnda mbante logon e “BBC News” dhe njerëzit nisën ta besonin.
Megjithatë ky lajm është përgënjeshtruar dhe thuhet se është përhapur vetëm për çështje përfitimesh.
Faqja e kontrollimit të fakteve “Snopes”, i ka përgënjeshtruar këto thashetheme të pamëshirshme dhe rendit disa fakte.
Ata shkruajnë se kjo nuk është një mënyrë e të bërit të lajmeve nga “BBC”, fotoja “RIP” nuk gjendet në portalin e tyre dhe e gjitha ka qenë një montim.
Është e vërtetë që Vanessa është e pikëlluar, pasi humbja nuk ishte e lehtë.
Megjithatë ajo po përpiqet të bëhet e fortë për tre vajzat e saj, më e vogla prej të cilave është 7-muajshe.