Facebook-u i kujton Rudina Magjistarit flirtin e para 7 viteve me Xhavit Bajramin, si vazhdoi historia në studion e saj
Moderatorja e njohur e emisionin të pasdites në “Tv Klan” që mban emrin e saj, Rudina Magjistari sot ka një datë të shënuar për të festuar, dhe këtë ia ka kujtuar pikërisht rrjeti social Facebook. Ndoshta ju duket e çuditshme por shtatë vite më parë moderatorja dhe bashkëshorti i saj sot, sportisti i kickbox-it Xhavit Bajrami janë bërë miq në Facebook, aty ku nisën shkëndijat e para të dashurisë së tyre. “Përshëndetje nga Tokio!” ishte përshëndetja që Xhaviti i bëri moderatores, e cila duket se ka patur gjithmonë kuriozitet për kulturën aziatike, dhe për këtë arsye ai i tingëlloi si mesazh plot domethënie. Por historia vazhdoi bukur mes çiftit, pasi nga një flirt i bukur virtual sot ata janë bërë prindër të vajzës së tyre Mia. Dy vjet pas zyrtarizimit të lidhjes, Rudina rrëfeu fillimin e kësaj historie të vërtetë dashurie në emisionin “Zonë e Lirë” të Arian Çanit. “Njohja ime me Xhavitin ka filluar në rrjetet sociale, ai më shkruajti në Facebook një mesazh përshëndetës edhe pse nuk njiheshim më pare”, rrëfeu ajo. “Më ka pëlqyer gjithmonë kultura aziatike, dhe jam shumë kurioze të shkoj ta vizitoj hotelin nga është nisur ai mesazh”, ka thënë në atë kohë Magjistari për “Zonë e Lirë”. Kurioziteti e shtyu moderatoren ta ftonte boksierin në studion e emisionit të saj të pasdites, aty ku pati dhe impaktin e parë fizik me të. “Nga kurioziteti e ftova në emision, dhe impakti i parë ishte sapo e pashë kur hyri në studio, pasaj u plotësua edhe nga detaje të tjera”, ka treguar ajo. Ishte data 1 janar i vitit 2013 kur në ekranin e “Tv Klan” u transmetua ky emision kaq domethënës për moderatoren shqiptare, për këtë arsye ne po ua sjellim edhe njëherë në vëmendje këtë puntatë kaq speciale për çiftin. E nisur me një mesazh përshëndetës në rrjetet sociale, pas disa vitesh historia midis sportistit të kickbox-it dhe moderatores është finalizuar me bashkëjetesë të lumtur në Tiranë dhe statusin e prindërve.