Ezel do të bëhet baba për herë të parë, zbulohet gjinia e foshnjes
Aktori i famshëm turk Kenan Imirzalioglu, i njohur në Shqipëri si Ezel, do të bëhet baba për herë të parë. Bashkëshortja e tij Sinem Kobal është shtatzënë dhe lajmi ka gëzuar gjithë fansat e çiftit.
Sinem është katër muajshe shtatzënë. Ajo dhe aktori ndanë lajmin vetëm me familjen dhe miqtë e afërm pasi Kenan kishte frikë nga syri i keq.
Në media raportohet se foshnja që pritet të vijë në jetë është vajzë.
Sipas mediave turke, kjo është arsyeja përse Sinema ka qenë larg ekraneve për një kohë dhe nuk ka pranuar të punojë në projekte të reja.
Sinem dhe Kenan kurorëzuan dashurinë e tyre në martesë katër vite më parë.
Panorama Plus