Evi Reçi dhe Kledi Hysa prindër për herë të parë, zbulojnë emrin e djalit
Këngëtarja dhe moderatorja e njohur Evi Reçi sapo na ka dhënë lajmin e bukur në Instagram-in e saj se më në fund u bë mami.
“Mëngjesi i këtij shtatori erdhi kështu, me një mrekulli të vogël 13/09/2024. Mirë se erdhe në jetë Aster Hysa”, ka shkruar Evi krahas fotos ku duket dora e saj, Kledit dhe bebushit.
Sipas fotos që Evi ka postuar, bebin ka zgjedhur ta lindë në Austri.
Balkanweb