Eva nuk deshi të dalë nga shtëpia? “Kam shumë rroba, iki kur të më dojë qejfi”!
Tonet kërcënuese të saj ndaj Luizit, i sollën Eva Alikajt përjashtimin nga ‘Big Brother VIP Albania’, edhe pse aktorja e njohur nuk kishte vecse pak ditë që kishte hyrë në shtëpinë e famshme .“Ta çaj kafkën”, i tha ajo këngëtarit e kjo nuk u tolerua nga produksioni.
U duk sikur Eva poi bënte rezistencë largimit, por në fund e pranoi vendimin e më pas nisi të bënte gati valixhet. Teksa ishte në dhomën e grimit, ajo tha se ka shumë rroba për të veshur akoma e se do largohet kur të dojë.
Me ton kërcënues, Eva i tha Maestros se do largohet kur të dojë, e nëse do duhet, produksioni të lajmërojë edhe Policinë nëse do.
Eva: Kam shumë rroba, do iki kur të më dojë qefi, po deshën të marrin Policinë. Kam shumë rroba…
Maestro: Do shkosh t’ua komunikosh te dhoma e rrëfimit?
Eva: Jo mo nuk do shkoj.
Big Brother vendosi që Eva të largohet nga shtëpia për shkak të fjalorit të përdorur në shtëpi.
“Banorë, Vëlla i Madh pas ultimatumit që ka dhënë për qëndrimin që do mbante për thyerjen e rregullave, paraditen e sotme skualifikoi Ermionë. Për të njëjtin motiv, Eva Alikaj për shprehjet kërcënuese që ka përdorur, largohet në këtë moment nga shtëpia e Big Brother”– njoftoi vëllai i madh banorët përmes një zarfi të zi pasditen e djeshme.
Bordo