Eva Muratin e pyesin për “burrin”, por përgjigjja e saj ishte e mjegullt
Vetëm pak ditë më parë qarkulloi në mediat rozë lajmi i bujshëm se Eva Murati i ka dhënë fund lidhjes 8-vjeçare me bashkëmoshatarin e saj, Genarin. Mirëpo e kontaktuar nga “Iconstyle.al”, Eva i mohoi këto lajme duke thënë se janë “fake neës”. Ditën e sotme e ftuar në emisionin “Kush vjen për drekë”, Eva nuk u shpëtoi pyetjeve ngacmuese të Arjolës Shehut në lidhje me marrëdhënien e saj me partnerin. Ndërsa Eva ishte duke përgatitur një kek, në fund të emisionit Arjola i tha: “Ishalla të ka dalë i shijshëm se gjithë kjo reklamë që të bëmë…”Me siguri do fillojnë ofertat e punës në restorant”,u shpreh duke qeshur moderatorja e emisioneve sportive. Si për ta ngacmuar në lidhje me lajmet që qarkulluan ditët e fundit në mediat rozë për një ndarje mes saj dhe Genarit, Arjola i tha: “Ty s’të themi dot do gjesh një burrë të mirë se e ke gjetur apo…?!” “Jo, Jo në rregull”, u përgjigj Eva duke dhënë kështu përgjigjen më të mjegullt të mundshme nëse është e vazhdon apo jo lidhjen.