Eva Murati sulmohet për ditëlindje, prezantuesja tregon ç’i kanë bërë
Moderatorja e njohur sportive Eva Murati është dalluar gjithmonë si një nga figurat më simpatike të ekranit. Dy ditë më parë ajo festoi ditëlindjen e 23-të. Shumë pak zgjodhi të ndajë me ndjekësit, duke i ndenjur besnike asaj që gjithmonë ka ruajtur me fanatizëm, privatësisë së saj. Por si gjithmonë e shënjestruar nga media edhe këtë herë nuk shpëtoi. Krahas një fotoje shkëputur mga festimet Eva falenderon të gjithë ata që e kanë uruar, por dërgon edhe një mesazh për ata që e kanë sulmuar, sipas Who. Për tu thënë post ditëlindje… 1. Nuk e marr aspak për keq kur me thoni dukem më e madhe se 23. Që kur isha 16 vjeç dhe shkoja në ‘casting’ askush nuk e besonte moshën time duke më dhënë për 26 vjeç, por besoj se ka qenë pikërisht kjo pjekuri në sjellje dhe portret arsyeja pse më kanë besuar projekte të mëdha.
2. Përpiqeni të hidhni vrer mbi mua në ditëlindjen time dhe sërish kërkoni intervista?? Haha seriously gtfo
3. E treta dhe më e rëndësishmja. I falenderoj nga zemra të gjithëve atyre që më kanë uruar! Do përpiqem t’ju falenderoj të gjithëve personalisht, por nëse nuk ia dal dijeni se jeni më të mirët dhe fjalët tuaj, sidomos ato mesazhet e gjata të dedikuara më mbushin, më japin lumturi, më mbushin me shumë energji për të vazhduar edhe më fort t’ju bëj krenare! Ndoshta se besoni, por vërtet ju dua shumë”,-ka shkruar ajo.