Eva Murati mëkatare? Prezantuesja imiton Monica Belluccin

Disa foto portret të prezantueses Eva Murati, të realizuara nga fotografi Armand Habazaj kanë rënë në sy në Instagramin e tij. Eva duket sikur imiton ikonën e bukurisë në kinemanë italiane, Monica Belluccin. Sidomos fotoja ku Eva ka vendosur dorën sipër buzës, është e ngjashme me një nga pozat më rë famshme rë Belluccit. Fotografi Habazaj e ka intriguar setin, duke e lidhur me Evën mëkatare e cila lë kopshtin Eden.