Eurovizion publikon listën, nata që do performojë Jonida Maliqi

Faqja zyrtare e Eurovizion në Instagram ka publikuar listën e shteteve që do të konkurrojnë në dy netët gjysmë finale të Eurovizion. Pas fitores së Izraelit vitin e kaluar këtë vit Eurovision do të mbahet në Tel Aviv. Radha se kur do të këndojë secili këngëtar do të përcaktohet në pranverë por mbrëmë është publikuar lista se në cilën nga netët gjysmëfinale do të këndojë secili shtet, sipas Lapsi.al. Përsa i përket Shqipërisë, e cila këtë vit do të përfaqësohet nga Jonida Maliqi me këngën “Kthehju Tokës”, do të performojë në gjysmëfinalen e dytë të Eurovizion, bashkë me 17 shtetet e tjera konkurruese.