Eurovision 2022/ Nga vendet pjesëmarrëse deri te prezantuesit e mundshëm, ja ç’dihet deri më tani

“Eurovision 2022” do të mbahet në Torino. Së fundmi janë zbuluar edhe datat: dy gjysmëfinalet do të transmetohen më 10 dhe 12 maj, ndërsa më 14 maj do të jetë finalja e madhe.

Prej kohësh po përflitet se kush do të jenë prezantuesit. Sipas “Eurovision TV”, deri më tani janë spekuluar disa emra, mes tyre Alessandro Cattelan dhe Mika, dy nga protagonistët më të dashur të televizionit dhe muzikës italiane. Ka gjithashtu zëra për praninë e mundshme të Amadeus, i cili ka prezantuar Festivalin e Sanremo-s.

Një nga emrat më të përfolur për prezantuesit është ai i blogeres italiane, Chiara Ferragni dhe i Andrea Delogu. Por është gjithashtu e mundur që Rai të vendosë të mbështetet te dikush më me përvojë, si Milly Carlucci, e cila ka shprehur interesin.

Por cilat do të jenë vendet pjesëmarrëse në Eurovision 2022?

Ditët e fundit, u zbulua lista e vendeve që do të marrin pjesë në “Eurovision Song Contest 2022”. Më poshtë, lista e 41 vendeve pjesëmarrëse, mes tyre edhe vendi ynë:

Shqipëria (RTSH)

Armenia (AMPTV)

Australia (SBS)

Austria (ORF)

Azerbajxhani (ICTIMAI)

Belgjika (RTBF)

Bullgaria (BNT)

Qipro (CYBC)

Kroacia (HRT)

Danimarka (DR)

Estonia (ERR)

Finlanda (YLE)

Franca (FT)

Gjermania (ARD / NDR)

Gjeorgjia (GPB)

Greqia (ERT)

Irlanda (TEN)

Islanda (RUV)

Izraeli (IPBC / KAN)

Italia (RAI)

Letonia (LTV)

Lituania (LRT)

Maqedonia e Veriut (MKRTV)

Malta (PBS)

Moldavia (TRM)

Mali i Zi (RTCG)

Norvegjia (NRK)

Holanda (AVROTROS)

Polonia (TVP)

Portugalia (RTP)

Mbretëria e Bashkuar (BBC)

Republika Çeke (CT)

Rumania (TVR)

Rusia (RTR)

San Marino (RTV)

Serbia (RTS)

Sllovenia (RTVSLO)

Spanja (TVE)

Suedia (SVT)

Zvicra (SRG SSR)

Ukraina (UA: PBC)