“Eurovision 2020” u anulua për këtë vit, REAGON Arilena Ara: Nuk mund ta përshkruaj…
Arilena Ara ka reaguar për herë të parë, pas anulimit të “Eurovision 2020”.
Këngëtarja Arilena Ara ka vendosur të vijë me një reagim në rrjete sociale, pasi u dha vendimi për anulimin e “Eurovizion 2020”. Arilena ishte e përzgjedhura për të përfaqësuar Shqipërinë në këtë kompeticion, i cili për shkak të pandemisë së koronavirusit, nuk mund të realizohej, duke u shtyrë për në vitin 2021.
Këngëtarja shqiptare, me anë të një videoje me momentet më të bukura, ka treguar se ndjehet krenar për punën e madhe që kanë bërë në realizimin e “Fall from Sky”, ndërsa këshillon njerëzit të qëndrojnë në shtëpi, dhe t’i kushtojnë rëndësi shëndetit.