Eugent Bushpepa së shpejti baba? Ja ç’thotë këngëtari para Eurovizion-it


Këngëtari i njohur, Eugent Bushpepa është duke u përgatitur për pjesëmarrjen e tij në Festivalin Europian. Ndërkohë ai ishte i ftuar në emisionin “Siluete”, ku ka folur për karrierën si këngëtar, por edhe për jetën private. Eugenti ka treguar se është në një lidhje 7- vjeçare me Andian, dhe prej 2-vitesh ka nisur bashkëjetesën. I pyetur për planet e së ardhmes ai ka treguar: “Nuk kemi vënë limite, planet ekzistojnë, e shpresoj shumë shpejt të kemi një fëmijë”. Ndërkohë Bushpepa do të përfaqësojë Shqipërinë në Eurovizion me këngën “Mall”, krijim, për të cilin është shprehur se ia ka dedikuar partneres së tij ./Story.al/